Robben: Do të tentojmë finalen

PUBLIKUAR

Arjen Robben refuzon të bëjë krahasime mes Pep Guradiolas dhe Carlo Ancelotit.

Sulmuesi i Bayern Munchen në një intervistë të dhënë ka deklaruar se është ende shumë herët për të bërë  një përcaktim se cili mes Pep Guardiolas dhe Carlo Ancelotit është më i miri, transmeton SuperSport.

“Nuk mund të jap dot një përgjigje se cili prej tyre është më i mirë, pasi me Ancelotin nuk kemi zhvilluar shumë seanca stërvitore. Është vetëm fillimi dhe puna e tij do të shikohet në ditët në vazhdim. Sidoqoftë unë besoj shumë tek ai, pasi është një trajner i jashtëzakonshëm, i cili di se si fitohen titujt”.

Më tej 32-vjeçari shtoi se pavarësisht se skuadra nëndrejtimin e Guardiolas nuk arriti dot suksesin në Ligën e Kampionëve ashtu si çdo vit tjetër bavarezët do të provojnë të fitojnë në të gjitha kompeticionet ku marrin pjesë:

“Çdo vit objektivat janë të njëjtë. Ka shumë ekipe të forta në Evropë, por ne do të japim maksimumin tonë. Sigurisht që dhe këtë vit do tentojmë finalen e Liga e Kampionëve, por na duhet shumë punë pasi konkurrenca është e madhe”.

Arjen Robben do të mungojë në ditët e para të Bundesligës, për shkak të një dëmtimi në miqësoren kundër Lippstadt-it. Holandezi do të qëndrojë jashtë fushave për 6 javë.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...