Misteri i ri i grusht shtetit: Mungojnë 14 anije luftarake turke?

PUBLIKUAR

Të paktën 14 anije të marinës luftarake turke që vazhdojnë të jenë në det, thuhet se kanë humbur kontaktet me shtabin e përgjithshëm, pas ditës kur është tentuar të bëhet grusht shtet, shkruan Times.

Autoritet turke frikësohen se komandantët e këtyre anijeve, mund të jenë puçistë që dëshirojnë të ikin në ndonjë vend tjetër, transmeton Telegrafi.

Por burime të Times, kanë konfirmuar se autoritetet ushtarake nuk po munden të kontaktojnë me komandantin e marinës turke admiralin Veysel Koseleo.

Nuk dihet nëse Koseleo është një nga organizatorët që janë përpjekur të bëjnë grusht shtet ushtarak, qëllimi i të cilëve ka qenë rrëzimi nga pushteti i presidentit Recep Tayyip Erdogan, apo thjesht është duke u mbajtur peng.

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...