Sulmohet WikiLeaks, pasi paralajmëroi publikimin e 500 mijë dokumenteve për qeverinë turke

PUBLIKUAR

WikiLeaks bëri me dije ditën e djeshme se është nën një sulm të vazhdueshëm kibernetik, pasi njoftoi pak ditë më parë se do të publikojë informacione sekrete dhe dokumente të detajuara për strukturën e pushtetit politik të Turqisë.

“Infrastruktura jonë është nën një sulm të vazhdueshëm”, thuhet në një njoftim të WikiLeaks në Twitter.

WikiLeaks akuzon se qeveria turke mund të jetë pas sulmit kibernetik që po i bëhet. “Jemi të sigurtë për origjinën e vërtetë të sulmit. Të dhënat sugjerojnë se fshihet një fraksion i shtetit turk apo aleatët e saj”, thotë WikiLeaks.

Kjo faqe online që publikon të dhëna sekrete të shteteve shtoi gjithashtu se do t’i mbijetojnë këtij sulmi kibernetik dhe do të publikojnë dokumentet që paralajmëruan, transmeton syri.

Tre ditë më parë, në Turqi pati një tentativë për grusht shteti nga një grup ushtarësh, por forcat qeveritare mundën të merrnin kontrollin. Gjatë luftimeve, në të gjithë Turqinë u mbyllën rrjetet sociale dhe nuk punonte interneti.

SHIKO MË SHUMË

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...