Konfiskohen katër armë dhe arrestohen katër persona të dyshuar

PUBLIKUAR

Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme policore në fushën e parandalimit të të shtënave në ahengje, njësitë policore gjatë vikendit në rajonin e Mitrovicës kanë intervenuar në pesë lokacione të ndryshme.

Rastet e të shtënave kryesisht në ahengje familjare, janë raportuar në lokacione të ndryshme, duke përshirë zonën e Mitrovicës, Vushtrrisë e Skenderajt, ku reagimi i shpejtë policor ka rezultuar me identifikimin e lokacioneve ku ishin raportuar të shtënat, ku fillimisht ka rezultuar me gjetjen provave materiale të gëzhojave, si dhe konfiskimin e katër armëve të ndryshme, një pushkë automatike, dhe tri pistoleta.

Katër persona të dyshuar janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për  ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’, ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, njofoton Policia Kosovës

Pas procedurave të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Policia apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje, çdo shkrepje arme, rrezikon qytetarët, pronën, çdo plumb godet një cak.

SHIKO MË SHUMË

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...