Qesharake: Digjet foleja e lejlekëve, ndalet rryma në gjithë komunën

PUBLIKUAR

Maqedonia është vend i çudirave dhe kjo vërtetohet dita ditës. Dje, Rosomani ishte shembulli i çudirave kolektive në Maqedoni. Djegia e folesë së lejlekëve ishte shkaku që e gjithë komuna mbeti pa rrymë, për disa orë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me folenë e lejlekëve janë djegur edhe kabllot elektrike të instaluara në shtyllën elektrike, një ndër më të mëdhatë në atë vendbanim.

”Normalisht, në kohë kur lejlekët shtegëtojnë ne kujdesemi që të rinovojmë kabllot dhe instalimet elektrike dhe për t’i përgatitur për stinën e dimrit. Edhe foletë e lejlekëve i ndërrojmë duke vënduar fole tjera që përpunohen nga nxënësit e shkollës së mesme elektro teknike në Veles. Ja që këtë vit, këta lejlekë janë në vendin e tyre ende edhe pse është dashur të jenë duke shtegëtuar.” thotë Atanas Kovaçevski nga EVN.

Pas lokalizimit të problemit, është intervenuar dhe janë ndërruar teknika e lidhur me shtyllën elektrike dhe kabllot përçuese

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...