Shtetas të Maqedonisë kapen në Elbasan si pjesë e narko-grupit (Foto)

PUBLIKUAR

Policia në qytetin shqiptar Elbasan, e ka shpartalluar një grup të organizuar shqiptaro-maqedonas të trafikantëve të drogës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Katër persona janë arrestuar dhe një i pestë është shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Policia e Elbasanit finalizoi operacionin e koduar “Domosdova”, ku u sekuestruan 6 kg kanabis sativa dhe një pistoletë “Zastava”.

1

Të arrestuarit janë Myzafer Saljiu 37  vjeç,  banues në fshatin Studeniçan Maqedoni; Vangjel Bogdani 56 vjeç, banues në fshatin Rrajcë; Vjonilda Rozani 30 vjeç, banuese në Korçë dhe Aleksansdër Trpevski 30  vjeç,  banues në  Shkup Maqedoni.

Në kërkim është shpallur një 54-vjeçar me iniciale I.A, bashkëpunëtor i të arrestuarve.

Këta shtetas janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga efektivët e policisë, pasi  në Përrenjas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë  me qira nga ana e shtetasit I.A, policia gjeti sasinë e lëndës narkotike, që dyshohet se do trafikohej në Maqedoni.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...

Burri në Gjakovë dyshohet se me dhunë ia mori fëmijën bashkëshortes

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin...

Temperaturat deri në 33°C sot, IHMK paralajmëron mot të nxehtë edhe në fillim të shtatorit

Kosovën sot e pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa temperaturat maksimale...