Haradinaj: Nuk jam takuar me Kadri Veselin

PUBLIKUAR

ideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbetet optimist se këtë vit do të ketë zgjedhje parlamentare. Në intervistën dhënë “Zërit” ai kundërshton kategorikisht mundësinë që të jetë takuar me Kadri Veselin për t’i koordinuar veprimet e mundshme të koalicionit paszgjedhor.

Lideri i AAK-së mbetet ende i vendosur që tryeza e 3 gushtit do të rikonfirmojë qëndrimin opozitar se ratifikimi i Demarkacionit është gabim trashanik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende mbetet e vendosur në kundërshtimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë është e gatshme të paguajë çdo çmim.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë dhënë “Zërit” ka thënë se partia e tij mbështet tryezën profesionale-shkencore për Demarkacionin, duke shprehur optimizëm se nga kjo do të dalin edhe rekomandime konkrete për dalje nga kjo situatë.

Por, thekson se nuk do të lejojnë assesi një ratifikim të tillë të Demarkacionit, i cili, sipas tij, do t’i sjellë dëme të mëdha vendit.

Haradinaj flet edhe për zgjedhjet e parakohshme, për të cilat është optimist se këtë vit do të mbahen meqë po shkohet në atë drejtim, ndërsa kundërshton kategorikisht se është takuar kokë me kokë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për të biseduar për një bashkëpunim pas zgjedhjeve të ardhshme. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...