Ja kush po e kërcënon Gani Gecin në burgun e Lipjanit!

PUBLIKUAR

timthumb

I akuzuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në m 4 gusht, Gani Geci është kërcënuar nga një person në burgun e Lipjanit, atje ku edhe po mbahet.

Këtë e thonë burime të Indeksonline të cilat bëjnë me dije se këtë e ka bërë një i arrestuar në burg e që është nga Skenderaji dhe është nip i Sabit Gecit. Po sipas këtij burimi, i arrestuari është i dyshuar për terrorizëm.

Se ka kërcënime, e bënë me dije edhe vëllai i Ganiut, Fadil Geci i cili ka thënë se është edhe në dijeni se brenda burgut të lipjanit është edhe një i afërm i Sabitit, e që është arrestuar për terrorizëm.

“Është e vërete që ka kërcënime. Ajo që po thoni ka bazë, dhe që është një djalë i tyre aty. Edhe këtë e di që është aty . Të gjitha te këqijat vijn prej një adrese, rreth Sabitit”, tha Geci, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e të vëllait.

“Ne kemi shprehur shqetësimin tonë përmes shkresave që i kemi dërguar edhe në Gjykatë. I kemi bërë me dije për pasojat që mund të jenë”, tha Fadil Geci për Indeksonline, duke shtuar se Ganiu është mirë dhe po trajtohet mirë.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...