Xavi nuk ka dyshime sa i përket lojtarit më të mirë në botë
Ish mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ka dyshime kur pyetet për lojtarin më të mirë në botë. Xavi mendon se lojtar si Lionel Messi nuk ka pasur dhe as që do të ketë në botën e futbollit dhe se Ronaldo është shumë larg argjentinasit.
“Unë mendoj se nuk do të ketë një futbollist tjetër si Leo Messi. Bota e futbollit ka njohur dhe do të njoh sërish futbollistë të mirë, por asnjëherë një si Messi”, tha Xavi. “Gazetat mundohen të krahasojnë Messin me Ronaldon për t’i shitur së më shumë ato, pasi kushdo që e njeh futbollin e din se nuk krahasohen”, shtoi Xavi.
“Kur Messi ta përfundojë karrierën, do të jenë Neymar, Hazard e shumë lojtarë të tjerë në të njëjtin nivel, por asnjëri nuk do të mund të arrijë atë që ka bërë Messi”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Express/


