Spalletti shtyn Higuainin drejt Juventusit

PUBLIKUAR

Luciano Spalletti mendon se Serie A do të përfitojë me kalimin e Gonzalo Higuainit te Juventusi

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, nuk duket aspak i brengosur për forcimin e rivalëve të skuadrës së tij. Përkundrazi, ai ka thënë se Serie A do të përfitojë me kalimin e Gonzalo Higuainit te Juventusi

Kampionët e Italisë janë duke shpresuar se mund t’i sigurojnë shërbimet e golashënuesit më të mirë në Serie A për sezonin 2015/16.

Mediat italiane shkruajnë se skuadra e Massimiliano Allegrit tashmë ka arritur marrëveshje personale me argjentinasin, i cili ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me ‘Zonjën e Vjetër’, por ende nuk janë pajtuar me çmimin e kartonit të tij, transmeton Gazeta Express.

Napoli do ta lë të lirë lojtarin vetëm nëse paguhet klauzola prej 94.7 milionë eurove, në të kundërtën ai do të mbetet në San Paolo.

Spalletti ka insistuar se kalimi i i Higuain te Juve do ta bënte ligën edhe më të fortë, pëcjell Gazeta Express.

“Transferimi i Higuainit te Juventusi vetëm sa do ta forconte Serinë A”, ka thënë trajneri Romës për Sky Sport Italia.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...