Obama apelon për qetësi pas vrasjes së policëve

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, bëri thirrje për përmbajtje, pas vrasjes së tre policëve në Baton Rouge të Luizianës.

Sulmuesi Gavin Long, afrikano-amerikan që ka shërbyer pesë vjet në marinë, është vrarë po ashtu.

Ai ka postuar video në internet, duke u ankuar për trajtimin që u bën policia afrikano-amerikanëve.

Tensionet në Baton Rouge kanë qenë të larta prejse Alton Sterling, afrikano-amerikan, është qëlluar për vdekje nga policia, dy javë më parë.

Kjo vrasje dhe një tjetër në Minesotë, po ashtu nga policia, kanë shkaktuar protesta në gjithë SHBA-në dhe kanë bërë që një veteran i ushtrisë, afrikano-amerikan, të vrasë pesë policë në Dallas, transmeton Rel.

“Pavarësisht motivit, vdekja e këtyre policëve të guximshëm nënvizon rrezikun me të cilin përballet policia çdo ditë. Ne si komb duhet të jemi të zëshëm dhe të qartë se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj zbatimit të ligjit”, tha Obama.

SHIKO MË SHUMË

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...