MPJ Maqedoni: Nuk ka qytetar të lënduar e as të arrestuar në Turqi

PUBLIKUAR

Ministria për punë të jashtme e Maqedonisë mbrëmë vonë ka dalë me bilansin zyrtar rreth grusht shtetit në Turqi dhe ka njoftuar se qytetarët e Maqedonisë që gjenden në Turqi nuk janë të përfshirë në këtë incident dhe askush nuk është lënduar apo arrestuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët një nga një janë paraqitur në konsulatën e Maqedonisë në Stamboll dhe Ankara për të raportuar se janë mirë dhe se nuk janë të përfshirë në asnjë incident.

Nga MPJ informojnë se janw duke e ndjekur procesin dhe presin pwrgjigje edhe nga autorietet vendase pwr zhvillimin e ngjarjeve.

Ministria për punë të jashtme e Maqedonisë u ka bërë apel të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët gjenden në Turqi të qëndrojnë në vende të sigurta, të mos i lëshojnë hotelet dhe objektet ku janë vendosur dhe ti shmangin tubimet në vende publike.

SHIKO MË SHUMË

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...