OJQ-të kërkojnë reforma urgjente

PUBLIKUAR

Në debatin e fundit të  “Click Plus” të TV21, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kanë diskutuar për krizën aktuale politike në vend dhe statusin e OJQ-ve në këtë proces, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Organizatat qytetare janë tërësisht të përjashtuara nga procesi negociatave në Përzhino”, ka thënë Bojan Mariçiq nga Qendra maqedonase për arsim evropian. Ai po ashtu ka theksuar se qytetarët duhet të nxiten për pjesëmarrje në jetën politike, përmes ndryshimeve në ligjet për referendum dhe vetëqeverisje lokale.

Misha Popoviq nga Instituti për demokraci ka ndarë mendimin se pika e dytë dhe e tretë nga dokumenti i organizatave joqeveritare parasheh revidimin e vendimit për funksionimin e Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet organizatave joqeveritare dhe Qeverisë dhe ndryshimin e ligjeve të policisë që iu referohen shpërndarjeve të turmave, përdorimin e plumbave të gomës dhe incizimin e protestave.

Snezhana Trpevska nga Shkolla e lartë për media dhe marrëdhënie publike ka thënë se sfera mediatike duhet të vendoset e para në tryezën e bisedimeve, kjo për shkak të faktit që pushteti nuk dëshiron në asnjë mënyrë të heqë dorë nga forca që ia japin mediat për të ndikuar në krijimin e opinionit publik. Ajo i përsëriti qëndrimet në lidhje me kërkesat e sferës së gazetarëve, e kjo mes tjerash është edhe ndalimi i reklamimit shtetëror.

Përmbajtja e Dokumentit të organizatave joqeveritare ka për qëllim krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme dhe demokratike. Ky dokument i është shpërndarë edhe përfaqësive diplomatike të BE, ShBA, por edhe katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së “Përzhino”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...