Mustafi në shitje, transferohet në Serie A (Foto)

PUBLIKUAR

Valencia e ka qitur në shitje mbrojtësin shqiptarë, Shkodran Mustafin. Ky i fundit mund të transferohet në Milan gjatë kësaj vere

Drejtuesit e skuadrës së Valencisë duhet ta shesin një ylle gjatë kësaj vere: Andra Gomesin ose Shkodran Mustafin.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, klubi nga La Liga ka vendosur ta shes mbrojtësin shqiptar, para mesfushorit portugez.

Marca zbulon se drejtori sportiv Valencia ditëve të fundit ka biseduar me drejtuesit e Milanit, për transferimin e mundshëm të Mustafit në San Siro, përcjell  Express.

Mustafi, i cili luajti me Gjermaninë në Euro 2016, kërkohet nga disa skuadra të mëdha pas paraqitjeve të mira në sezonin e kaluar.

Ish mbrojtësi i Sampdorisë, Evertonit dhe Hamburgut ka kontratë me Valencinë deri në vitin 2019. Vlera e katrorit të lojtarit, sipas Transfermarkt, është rreth 25 milion euro. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...