Gjini: Gjyqtarët e Kushtetueses, afër fundërrinave

PUBLIKUAR

gjini-gjyqtar-euml-t-e-kushtetueses-af-euml-r-fund-euml-rrinave_hd

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, në Interaktiv të KTV-së thotë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë afër fundërrinave.

“Është fyer demokracia, kushtetueshmëria, janë fyer deputetët e Kosovës”, tha ai përkitazi me vendimin për emërimin e kryetarit të Kuvendit. “Kështu si kanë vepruar, hajt po e zëmë se është një parti fiton në zgjedhje, që kërkon bashkim me Serbinë. Kështu Kushtetuesja do të na thoshte: duroni, ata kanë të drejtë. A duhet me mbyll na gojën”?
Sipas tij, PDK është parti kleptokrate e gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë turpi i Kosovës.

“Kur këta i heqin maskat, shndërrohen në fundërrina”, thotë Gjini. “Kam votu për ata, e kam lobu, e nuk kam besu që vi në këtë ditë. Munden me më paditë, po nuk ma nien hiq. Ata janë afër për me qenë fundërrina”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...