MPJ: Shtetasit kosovarë në Turqi të ndjekin udhëzimet tona

PUBLIKUAR

Shefi i kabinetit në Ministrinë e jashtme të Kosovës, Bashmir Xhema, në intervistë për emisionin ‘Alo Mirëmeëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka deklaruar se Ministria e Jashtme është në linjë me shtetasit e Kosovës në Turqi, përderisa nuk ka konfirmim nëse ka pësuar ndonjë shtetas nga dhuna e natës së shkuar.

Sipas Xhemajt shtetasit kosovar atje po sillen sipas udhëzimeve të ambasadës së Kosovës në Turqi.

“Informacionet që ne i kemi nuk ka shtetas të Kosovës që janë prekur nga dhuna, mirëpo gjendja atje ende vazhdon dhe ne jemi në linjë permanente, me kanalet tonë rreth situatës atje”, tha Xhema.

Xhema nëpërmjet Radio Dukagjinit, ka komunikuar numrin kontaktues të ambasadës për çdo qytetarë atje, për secilin shtetas që ndodhet në Turqi; +905309549504.

Në emër të ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, shefi i kabinetit të tij, Bashmir Xhema, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës në Turqi, për respektimin që po i bëjnë udhëzimeve që vijnë nga ambasadat e Kosovës atje.

SHIKO MË SHUMË

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...