ISIS: Ushtari jonë kreu sulmin me kamion në Nice

PUBLIKUAR

Një medium i udhëhequr nga Shteti Islamik (ISIS) thotë se njeriu i cili qëndron prapa sulmit me kamion në qytetin bregdetar francez, Nice, është ushtari i saj.

Agjencia e lajmeve “Aamaq” i ka cituar sot “burimet e sigurisë” duke thënë se sulmuesi “kreu sulmin duke iu përgjigjur thirrjeve për t’i sulmuar qytetarët e vendeve të koalicionit që po e lufton Shtetin Islamik”, përcjell Express.

Komunikata nuk e ka përmendur emrin e sulmuesit, ndërsa gjuha e përdorur në të lë të kuptohet se sulmuesi mund të ketë vepruar në mënyrë të pavarur.

Nuk ka dëshmi se ISIS ka qenë i përfshirë në planifikimin e sulmit të 14 korrikut në Nice. Nga ky sulm u vranë 84 njerëz dhe u lënduan 200 të tjerë.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...