Autoritetet franceze janë duke u përpjekur për të përcaktuar nëse tuniziani që vrau të paktën 84 persona me një kamion në mesin e turmës në Nice, Francë, kishte vepruar i vetëm ose në bashkëpunim, por thuhet se sulmi mbante vulat e militantëve islamikë.
Sulmi i së enjtes në qytetin Riviera të Nicës ka zhytur Francën në mjerim dhe frikë vetëm tetë muaj pasi persona të armatosur vranë 130 njerëz në Paris.
Këto sulme, dhe një në Bruksel katër muaj më parë, kanë tronditur Evropën Perëndimore, tashmë në ankth për sfidat e sigurisë nga emigracioni masiv, kufij të hapur dhe xhepat e radikalizmit islamik, përcjell klankosova.
Të paktën 10 fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.


