Këto janë fjalët e para të Erdoganit pas arritjes në Stamboll

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka deklaruar se një pjesë e ushtrisë turke është mashtruar.

“Fatkeqësisht edhe ushtria është përfshirë dhe është manipoluar prej një grupi që dëshiroj të krijoj një shtet parallel. Ky është një veprim që është i pa pranuar dhe do të dënohen rëndë. Ata menduan që do të rrëzonin një qeveri dhe një komandant supreme si unë, i cili erdhi me votat e popullit. Ne do ta pastrojmë rradhët e ushtrisë, të cilat është dashur të jenë të tilla. Turqia e vjetë më nuk është. Ne jemi duke e reformuar. A mund të paramendoni që mbi aerportin Ataturk po fluturojnë aeroplan që është dashur të fluturojnë mbi armiqtë tanë. Ju bëj thirrje që krerët ushtarak të dorëzohen sa më parë”, tha ndër të tjerash Erdogan, trasnmeton Telegrafi.

Erdogan ka thënë më tutje se organizatorët e grush shtetit janë urdhëruar prej një personi që jeton në Pensivani të SHBA-së, ku presidenti turk aludoi në Fetullah Gulenin, i cili edhe në të kaluarën organizoi një grusht shtet, por që dështoi.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...