Kjo është përgjigja e NATO-s për sulmet në Turqi

PUBLIKUAR

Turqia është duke u përballur me një kaos të madh për shkak se ushtria po e kërkon rrëzimin e pushtetit.

Që nga orët e mbrëmjes ka pasur zhvillime të ndryshme në mesin e të cilave me e rënda është vrasja e 17 policëve, raporton lajmi.net.

Por meqë Turqia është anëtare në NATO deri tani ishte e paqartë se si kjo e fundit do të përgjigjej për këto sulme.

Por pak çaste më parë NATO  e ka dhënë fjalën e saj të fundit, shkruan NBCnews, trasmeton lajmi.net.

“NATO nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të  Turqisë. Ajo është një organizatë e ndërtuar për të mbrojtur anëtarët e saj kundër agresionit nga armiqtë jashtë territorit kombëtar,” tha Michael Werz,  një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Progres Amerikan i cili fokusohet pjesërisht në çështjet e sigurisë në Turqi.

Turqia u anëtarësua në NATO në vitin 1952. Si një anëtare, Turqia është e mbrojtur sipas nenit 5 të paktit në të cilën vendet anëtare bien dakord se një sulm i armatosur kundër një apo më shumë prej tyre do të konsiderohet si sulm kundër të gjitha.

Rrjedhimisht të gjithë anëtarët janë dakord se, në qoftë se një sulm i tillë ndodh, secili prej tyre do të ndihmojë.

Por kjo nuk do të thotë se vendet anëtare të NATO-s janë të detyruara për t’iu përgjigjur ose të ndërhyjnë në një grusht shteti./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...