Aktakuzë drejtuar një të pandehuri për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

PUBLIKUAR

Prokuroia Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.R., për shkak se ka kryer vepër penale, organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 të KPK-së.

Sipas kësaj aktakuze i pandehuri më gjashtë (6) korrik  të vitit 2014, me qëllim të bashkimit në organizatën terroriste ISIS, kishte shkuar në Turqi përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në linjën Prishtinë – Stamboll.

Ndërsa, më datë 11 apo 12 korrik 2014, nën organizimin e disa shtetasve turq kishte kaluar në mënyrë ilegale kufirin Turqi – Siri, dhe është vendosur në një kamp ushtarak në qytetin Jarabulus – Aleppo të Sirisë, i udhëhequr nga grupi terrorist i quajtur “ISIS”, ku ka qëndruar rreth dy javë, dhe gjatë kësaj kohe kishte ndjekur ligjërata mbi Sheriatin dhe rregullat e ISIS-it, dhe më pas ishte dërguar në një kamp ushtarak në qytetin Rakka të Sirisë të udhëhequr po ashtu nga grupi terrorist “ISIS”, transmeton Indeksonline.

I pandehuri L.R., më vonë ishte dërguar në qytetin Falluxha të Irakut, i kontrolluar po ashtu nga grupi terrorist “ISIS”, ku kishte kryer trajnimin ushtarak një ditor mbi përdorimin e armëve të zjarrit dhe më pas me qëllim të ofrimit të ndihmës së parë mjekësore ushtarëve të plagosur ishte dërguar në një nga spitalet e këtij qyteti, dhe gjatë shërbimit të tij si pasojë e sulmeve ajrore mbi objektin e spitalit i njëjti kishte marr plagë të rënda trupore.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga gjykata që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligji, thuhet në një komunikatë për media.

SHIKO MË SHUMË

Mbahet Provimi i Maturës, kaq nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55...

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...