Krasniqi: Mustafa e ka humbur orientimin, në kohë dhe hapësirë

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ia ka kthyer reagimin e tij kryeministrit Isa Mustafës.

Pas një shkrimi autorial ku Krasniqi kritikon Mustafën rreth marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Mustafa nëpërmjet rrjetit social Facebook ka thënë se për demarkacionin është përgjegjës edhe Krasniqi pasi që “ligjet janë nënshkruar në kohën sa ishte kryetar Kuvendi”.

Dhe pas kësaj, ka ardhur edhe kundër reagimi i ish-kryetarit të Kuvendit.

Ja reagimi i Krasniqit:

Reagimi i Kryeministrit Isa Mustafa ndaj shkrimit tim të sotshëm lidhur me kushtëzimet e një pas njëshme për liberalizimin e vizave me demarkacionin me Malin e Zi e formimin e ushtrisë së Kosovës, është prova më e mirë se ky njeri e ka humbur orientimin edhe në kohë edhe në hapësirë.

Por sidoqoftë, për hir të informimit të publikut po e sqaroj edhe këtë çështje të cilën e paska ngritur Kryeministri “akademik”.

Kryeministri me qëllim ngatërron kufijtë e shtetit me kufijtë e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” apo me ligjin për kufijtë administrativ të komunave e Planin Hapësinor.

Kryeministri do të duhej ta dinte se ligjet i miraton Kuvendi i Kosovës e jo kryetari.

Kryeministri e din, ose së paku nga funksioni të cilin aktualisht e ushtron do të duhej dikush nga këshilltaret t’i tregojë që, me demarkacion nënkuptojmë vendosjen e kufijve mes shteteve, ndërsa me kufijtë e komunave, kufijtë e parqeve, kufijtë e lagjeve, kufijtë e rançeve apo çfarëdo kufiri tjetër nënkuptojmë pjesët e shumta që e përbëjnë tërësinë e territorit të një shteti, në këtë rast shtetit të Kosovës.

Prandaj, kjo qasje e tij nuk është asgjë tjetër pos një përpjekje e dëshpëruar për të arsyetuar versionin e demarkacionit i cili Kosovës ia merr mbi 8000 hektar tokë.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...