Manchester United ka befasuar Bayern Munichun duke u interesuar për çmimin e përforcimit të ri, Renato Sanches.
Manchester United ka pyetur Bayern Munichun në lidhje me çmimin e dëmshpërblimit të Renato Sanches, ka njoftuar “Daily Record”.
“Red Devils” u mposhtën në garë për transferimin e 18-vjeçarit nga kampioni i Bundesligës, që pagoi 45 milionë euro për blerjen e tij nga Benfica, përcjell “Lajmi.net”.
Mourinho është i pakënaqur që Manchester United e humbi garën për blerjen e Sanchesit, para ardhjes së tij në klub.



