Carlo Ancelotti, sot (e hënë) edhe zyrtarisht ka filluar punën e tij te Bayern Munich.
Trajneri italian me këtë rast ka zëvendësuar Pep Guardiolan, i cili la klubin gjerman për të drejtuar Manchester Cityn.
Por, spanjolli me këtë rast i ka lënë një mesazh Ancelottit, e gjitha kjo e shkruar në një tabelë në zyrë e trajnerëve.
“Me nderime të larta, të uroj fat Carlo”, ishte mesazhi nga Pep. /Telegrafi/


