Ja çfarë thotë Griezmann për Topin e Artë

PUBLIKUAR

Antonie Griezmann ka thënë se gara për Topin e Artë ka marrë fund

Sulmuesi francez, Antonie Griezmann, ka hequr dorë përfundimisht nga Topi i Artë pas humbjes së Francës nga Portugalia në finale të Euro 2016.

Të shumtë ishin ata që mendonin se Griezmann mund ta fitojë Topin e Artë nëse Franca shpallet Kampione e Evropës, por dështuan ndaj portugezëve.

Se gara për Topin e Artë ka marrë fund, e ka pranuar edhe sulmuesi i Atletico Madridit – duke thënë haptazi se ky trofe do të shkojë në duar të Cristiano Ronaldos.

“Topi i Artë? Gara për Topin e Artë ka marrë fund. Cristiano Ronaldo fitoi dy kompeticionet madhore të këtij sezoni”, ka thënë Griezmann.

Ronaldo u shpall kampion i Evropës në Champions League me Real Madridin derisa tani u shpall kampione e Evropës dhe me Portugalinë – duke u bërë kështu kandidati më serioz për Topin e Artë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...