Jose Mourinho pritet të bëjë shumë ndryshime në Manchester United
Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho deri me tani ka transferuar 3 futbollistë, por pritet që të largojë gjashtë të tjerë, shkruan The Sun.
Në mesin e futbollistëve që pritet të largohen është edhe futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, i cili ka rënie të formës në vitet e fundit.
Në listë janë edhe Marcos Rojo, Morgan Schneiderlin, Bastian Schweinsteiger, Juan Mata dhe Daley Blind, të cilët kanë treguar formë shumë të dobët edicionin e fundit. /Express/


