Lloris: Ronaldo rreziku kryesor në finale

PUBLIKUAR

Hugo Lloris e sheh Cristiano Ronaldon si rrezikun kryesor të Francës në finales e së dielës mbrëma në Euro 2016.
Portieri dhe kapiteni i Kombëtares së Francës, Hugo Lloris, ka folur për lojën e skuadrës së Portugalisë nga ndërprerjet, e në veçanti për rrezikun që vjen nga Ronaldo.
“Kur luan kundër lojtarëve siç është Ronaldo nga ndërprerjet, të cilët i kanë atributet fizike për të qëndruar pezull në ajër, duhet të çohesh në ajër herët në mënyrë që të sigurohesh ai nuk kërcen para teje sepse, përndryshe është shumë e vështirë që të arrish topin,” tha ai.

Por, ai beson se nuk është vetëm Ronaldo rreziku që i kanoset Francës nga ndërprerjet.

“Nuk është vetëm Ronaldo i rrezikshëm nga ndërprerjet, Portugalia ka shumë lojtarë të mëdhenj në ekip kundër të cilëve duhet reaguar shpejt në situata nga ndërprerjet,” shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...