De Biasi: Më vjen të qaj kur shoh Portugalinë në finale

PUBLIKUAR

Gianni de Baisi nuk po mund ta pranoj faktin se Portugalia është kualifikuar në finale të Euro 2016

Trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Gianni de Baisi, i ka mbetur peng fakti që nuk ka arritur të kalojë fazën në grupe të Euro 2016. Kjo edhe për faktin se Portugalia, një skuadër e cila nuk fitoi asnjë ndeshje në grup, tani është në finalen e turneut.

“Çfarë ndjej kur shoh Portugalinë në finale? Më vjen të qaj, sidomos duke menduar se Portugalia ka fituar në gjysmëfinale ndeshjen e saj të parë”, tha trajneri italian për “toro.it, përcjell Panorama Sport.

“Ne në grup arritëm të fitonim një ndeshje, ndërsa ata jo, por fatkeqësisht nuk arritëm të kualifikoheshim për më tej. Duhet të them gjithsesi se Fernando Santos ka bërë me të vërtetë një punë të shkëlqyer, nuk ishte aspak e lehtë të çonte në finale Portugalinë”, deklaroi trajneri i përfaqësueses.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...