Qershori tragjik në Kosovë, shtohet numri i aksidenteve fatale

PUBLIKUAR

Muaji qershor ndryshe konsiderohet edhe si muaji i fillimit të ditëve të ngrohta të verës, të cilat sjellin bereqet për njerëzit. Por në Kosovë sollën të kundërtën, vdekjen. Gjatë këtij muaji kanë vdekur në aksidente trafiku 11 persona. Por sikur të mos mjaftonte me kaq.
 

Brenda qershorit ndodhën edhe dy raste tragjike, një në Prizren e tjetri në Prishtinë, ku vdiqën tre fëmijë. Në kryeqytet motër e vëlla, 11 dhe 13 vjeç, u mbytën në një gropë të mbushur me ujë, ndërkaq në Prizren u shembë një shtëpi e vjetër dhe zuri përfundi një vajzë 3-vjeçare.

Numri i vdekjeve në trafik në gjashtë mujorin e parë të këtij viti është rritur për dallim nga viti i kaluar. Në 46 aksidente kanë ndërruar jetë 50 persona, dy më shumë se në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar kur kanë ndodhur 43 aksidente të cilat lanë 48 të vdekur, raporton lajmi.net

Kjo për Policinë e Kosovës është tepër shqetësuese e cila apelon për vigjilencë dhe respektim të rregullave të komunikacionit.

“Gjendja mbetet tepër shqetësuese duke pas parasysh që rritje e theksuar është evidentuar në muajin Qershor 2016 ku kemi pasur 10 aksidente fatale me 11 persona të vdekur. Përderisa, edhe në total nëse krahasojmë gjashtëmujorin e parë 2015 me periudhën e njëjtë 2016, kemi një rritje të këtyre aksidenteve në përgjithësi”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PK-së për lajmi.net

Përveç apelit për kujdes të shtuar dhe përmbajtjes së shenjave të komunikacionit, Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë të monitoroj dhe menaxhoj situatën në trafikun rrugor duke zbatuar edhe sanksionet e parapara me ligj, në mënyrë që të bëhet përpjekje për shmangie të aksidenteve, në veçanti atyre me fatalitet

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...