Ja çfarë i tha Ronaldo Baleit pas ndeshjes së mbrëmshme

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo i ka ofruar Gareth Baleit disa fjalë ngushëlluese pas humbjes së Uellsit në gjysmë-finale të Euro 2016 ndaj Portugalisë.

Ronaldo i ka thënë Baleit se ekipi i tij uellsian ka qenë zbulimi i këtij edicioni të Kampionatit Europian.

“E përgëzova për ecurinë e tyre në këtë kampionat,” tha Ronaldo, i cili e përqafoi Balein pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit. “[Uellsianët] kanë pasur një ecuri mahnitëse. Ata kanë qenë yjet që kanë shndritur këtu, janë zbulimi i këtij turneu,” tha Ronaldo.

“U kam uruar fat, ndërsa sa i përket pjesës tjetër, më parë nuk do ta thosha,” tha Ronaldo pasi u pyet se çfarë i kishte thënë Baleit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...