Gianluca Di Marzio: Punë e kryer – Ajeti transferohet në Torino

PUBLIKUAR

Arlind Ajeti do ta vazhdojë karrierën në Serie A te klubi i njohur, Torino

22 vjecari shqiptar, Arlind Ajeti, i cili ishte ndër futbollistët më të dalluar kuqezi në Euro 2016, deri në fund të sezonit ishte pjesë e Frosinones, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Serie B.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është shumë afër trasnferimit në Torino. Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.

“Qendërmbrojtësi, Aarlind Ajeti, i cili është i lindur në vitin 1993, shumë shpejt do të bëhet lojtari më i ri i Torinos. Ai është një futbollist premtus – gjatë ditës së enjte do t’i kryej testet mjekësore.  Ajeti shkëlqeu në ato ndeshje që luajti në Euro 2016 me Shqipërinë. Ai do të nënshkruajë kontratë tre vjecare me Torinon, me mundësi vazhdimi”, shkruan Gianluca Di Marzio.

“Për lojtarin interesim ka shprehur edhe Pescara e Atalanta, por ai zgjodhi Torinon e Mihajlovicit”, shtoi ndër të tjera Gianluca Di Marzio.

Kujtojmë se Sinisa Mihajlovic është njeriu që vite më parë ngriti Shkodran Mustafin në nivelet më të larta gjatë kohës së ishin së bashku te Sampdoria – andaj një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe me Arlind Ajetin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...