Tunev akuzon pushtetin për zvogëlim të investimeve kapitale

PUBLIKUAR

LSDM-ja opozitare akuzon se me rishikimin e buxhetit prej 10%, janë zvogëluar investimet e planifikuara kapitale. Sipas deputetit Tomisllav Tuntev, “shkurtohen nevojat bazë të qytetarëve, ndërsa vazhdojnë harxhimet joproduktive”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Zvogëlohen mjetet për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme për 400 mijë euro, për ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve mbi 390 mijë euro, për programet zhvillimore në shëndetësi, 4,5 milionë euro, në të cilat më së shumti te ndërtimi i spitaleve dhe ambulantave të reja në rajonet rurale”, deklaroi Tuntev.

Ai gjithashtu tha se janë zvogëluar paratë për rrugët dhe infrastrukturën dhe se vetëm për infrastrukturën hekurudhore shkurtohen 23 milionë euro, duke shtuar se në çerekun e parë të vitit janë realizuar vetëm 13% e investimeve të parashikuara në infrastrukturë, dhe se me ribalancin shkurtohen edhe 10% e shumës për investime të kapitalit të paralajmëruar me buxhetin për vitin 2016.

Tuntev u zotua se partia e tij, LSDM-ja do tërësisht do t’i heqë harxhimet joproduktive, ndërsa paratë e qytetarëve, siç tha, do t’i kahëzojë drejt zhvillimit të përshpejtuar infrastrukturor dhe ekonomisë, gjithnjë nëse partia e tij vjen në pushtet.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...