Krasniqi: Vendimi i Kushtetueses, politik dhe i korruptuar

PUBLIKUAR

krasniqi-vendimi-i-kushtetueses-politik-dhe-i-korruptuar_hd

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe kryetari i këshillit të NISMA-s, Jakup Krasniqi ka thënë se vendimi i Kushtetuese është politik dhe i korruptuar. Ai ka thënë se GJK-ja nuk meriton as respekt, pasi sipas tij respekti fitohet nga vendimet e drejta, e këtë sipas Krasniqit nuk e ka bërë Gjykata.

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Krasniqit në Facebook:

‘Në mediet tona sot u shkrua se: Ernst Reichel, i deleguari gjerman për Ballkanin ‘ka thënë se ky institucion i Kosovës ( e ka fjalën për Gjykatën Kushtetuese, nënvizimi im- J.K) meriton respekt’. Ndoshta duhet pajtuar, por vetëm atëherë kur vendimet e institucionit janë të drejta dhe në rolin e tyre Kushtetues. Edhe në jetën politike dhe ekonomike, suksesi e respekti varen prej vendimeve të drejta, Vendimi në fjalë i GJK nuk e plotëson ketë kusht të domosdoshëm.

Në rastin tonë, zoti Ernst Reichel, respektin e kërkon për të vetmen arsye, se gjyqtari raportues na qenka jo shqiptar, ndonëse fillimisht raportues ishte caktuar një gjyqtar tjetër i cili në dy rastet e fundit e ka ndarë mendimin e tij. Ai sugjeron: ‘Gjykata Kushtetuese meriton respekt edhe nga ata që mund të mos pajtohen me vendimin e saj. Meqë ra fjala, gjyqtari raportues ka qenë një portugez dhe jo PDK-ja’, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. K jo do të thotë se nëse raportuesi do të ishte shqiptar, ky institucion nuk do të meritonte respekt! (sic!) Mendoj se, kushdo që të ketë qenë raportuesi, vendimi nuk meriton respekt.

Pse? Së pari, vendimi është politik, së dyti, është I korruptuar, së treti, është diktues me nota detyruese për deputetet. Këto fakte janë të mjaftueshme për të konfirmuar se vendimi nuk është aspak profesional, është antikushtetues”,(sic), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...