Kinë, përfundon ndërtimi i radioteleskopit kolosal (Video)

PUBLIKUAR

Përfundimi i radioteleskopit më të madh në botë është shoqëruar nga një vëmendje e madhe mediatike në Kinë dhe në botë, ndërsa autoritetet kineze kanë transmetuar drejtpërdrejt në televizione edhe vendosjen e pjesës së fundit të superantenës, që shpresohet se do të diktojë sinjale nga universi.

Televizioni shtetëror kinez shfaqi pamjet e montimit të panelit të fundit trekëndor, nga 4.450 të tilla, mbi reflektorin me diametër 500 metra.

Ndërtimi i radioteleskopit kolosal nisi në vitin 2011 dhe, sipas autoriteteve, ka kushtuar 180 milionë dollarë.

Teleskopi me hapje sferike njihet më thjeshtë me siglën “FAST” dhe ka përmasat e 30 fushave futbolli. Ai ndodhet në malet e provincës Guangzhou dhe pritet që të nisë zyrtarisht operacionet në shtator.

Përparimi i programeve hapësinore është një prioritet për Pekinin, ndërsa vet presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje se vendi duhet të përcaktohet sa më shpejt si një superfuqi në hapësirë. Ambiciet e Kinës përfshijnë dërgimin e njeriut në Hënë në vitin 2036, si dhe ndërtimin e një stacioni hapësinor, puna për të cilin ka nisur.

Kina këmbëngul se programi i saj hapësinor ka vetëm qëllime paqësore, por Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka theksuar se rritja e aftësive hapësinore kineze ka si qëllim të pengojë rivalët të përdorin asetet hapësinore në kohë krizash. /TCH/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...