Një grua nga Indonezia dyshohet se e ka helmuar shoqen me cianid, sepse ajo i kishte dhënë disa këshilla, që rezultuan me ndarjen e saj nga i dashuri.
Jessica Kumala Wongso e ka helmuar miken më të mirë, Wayan Mirna Salihin, teksa po pinin kafe në një restorant në Xhakartë, transmeton Telegrafi.
Wayan është shtrirë pa ndjenja dhe ka filluar të shkumojë nga goja, sapo cianidi ka filluar të japë efekt, dhe ka vdekur në vend.
Arsyeja e vrasjes së qëllimshme të saj, është zbuluar në ditën e parë të gjykimit të të dyshuarës.
“Ajo më thoshte të ndahesha nga i dashuri, sepse ishte i dhunshëm dhe konsumonte drogë. Më thoshte se nuk kam nevojë të qëndrojë me dikë, që nuk ka të ardhura ekonomike”, ka thënë Jessica para gjykatësit.
Meqenëse ajo i pranonte këshillat e shoqes dhe fillojë t’i kundërvihej të dashurit, ai e ka braktisur.
Me kalimin e kohës, ajo është ndier e vetmuar dhe zemërthyer, ndërsa tërë fajin ia ka lënë Wayan për këshillat e këqija, dhe ka dashur të hakmerret.
E tërë ngjarja është zbuluar nga kamerat e sigurisë, në ditën e vdekjes së viktimës.
Në videon që e posedon Policia, shihet Jessica që porositë dy kafe të ftohta dhe para se të largohet nga banaku, në njërën vendos diçka nga qesja, të cilën sërish e vë në çantë.
Po që se ajo shpallet fajtore, mund të kalojë tërë jetën prapa grilave. /Telegrafi/



