Ekskluzive: Arrestohet Rexhep Sh, nga fshati Shalë, për vrasjen e Përparim Krasniqit

PUBLIKUAR

timthumb (1)

Policia e Kosovës ka arrestuar Rexhep Sh. si i dyshuar për vrasjen e Përparim Krasniqit me datë 24.06 të këtij viti. Pas disa muajve në arrati policia e ka gjetur atë në Malishevë i cili më pas edhe e ka pranuar vrasjen.

Ja komunikata e plotë e policisë:

Njësiti i Hetimeve Rajonale – Sektori për krime serioze, gjatë hetimeve intensive kan identifikuar dhe arrestuar personin e mundshëm të dyshuar, shtetasin shqiptar të Kosovës Rexhep Sh.(1986) nga fsh.Sedllar komuna Lipjan, për rastin e vrasjes së ndodhur me datë 24.06.2014 rreth orës 05:45 në Gjakovë me një banesë në rr.” Tivari “ me ç’rast viktimë ishte Perparim Krasniqi (1993) banues në këtë vend.

Ky i dyshuar në fillim ishte i pa njohur dhe qe nga data e ndodhjes se rastit vrasjes gjendej në arrati dhe ishte i shpallur në kërkim policor nga njesitet përkatëse të hetimeve rajonale.

Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim të plotë me njësite policore të Stc.policor Malishevë , në fshatin Terpezë të Malishevës. Gjatë intervistimit policor në prezencë te avokatit mbrojtës,ky i dyshuar pranon të ketë kryer ketë rast vrasje.

I dyshuari armen me të cilën ka kryer veprën e përshkruan AK 47, të cilën pas kryerjes së veprës e ka hudh diku në afërsi të autostradës në Malishevë, por e njëjta nuk është gjetur ende.

I dyshuari me vendim të prokurorit shtetit është ndaluar.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...