Qeveria e publikoi vendimin që QTQ të “vishet” me barok

PUBLIKUAR

Qeveria e ka miratuar vendimin që QTQ e Shkupit të lyhet me fasadë barok. Tashmë në Gazetën zyrtare të RM është publikuar vendimi për vazhdimin e ndërtimit të projektit “Shkupi 2014” në suaza të së cilit është edhe ndryshimi i pamjes së jashtme të Qendrës tregtare të qytetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

QTQ ishte objekt me vendim për trashëgimi kulturore, por tani edhe ky vendim është anuluar. Sipas ish kryetares së Asociacionit të arkitektëve të Maqedonisë, Danica Pavlovska, jo vetëm QTQ por edhe ndërtesat përreth paraqesin shenja dhe pikë-referime  të qytetit për të cilat në mënyrë shpirtërore janë të lidhur qytetarët e Shkupit.

Beteja për QTQ zgjat tashmë tre vite. Arkitektë, aktorë të njohur, shkupjanë të njohur në publik organizuan protesta dhe tribuna me qëllim të shpëtimit të pamjes autoktone të QTQ. Qytetarët organizuan referendum dhe porositën që QTQ e Shkupit të mos “vishet” në stilin barok, por pas këtij vendimi tashmë zyrtarisht të publikuar në Gazetën zyrtare të RM, Shkupi do të ketë edhe një ndërtesë me fasadë të stilit barok./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...