Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit e Shqipërisë kanë bërë 3 testime të fshehta për sigurinë në aeroport në datën 20 Prill 2016.
Testimi 1: futja e eksplozivit; testimi i dytë: futja e armëve të ftohta dhe testimi i tretë: çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm), saktësisht tek e njëjta derë ku kanë hyrë grabitësit.
Në të tre testimet, siguria e aeroportit ka dështuar të detektojë rrezikun.
Tritoli është futur, po ashtu edhe thika. Por, më e rënda, është realizuar futja pikërisht në të njëjtën pikë ku u fut edhe makina e grabitësve.
Për më shumë, shikojeni kronikën e TopChannel:


