Deschamps: Islanda nuk ka arritur deri këtu rastësisht

PUBLIKUAR

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka thënë se Franca nuk do ta trajtojë Islandën thjesht si një ekip ekspertesh për ekzekutimin e rivënieve anësore të gjata.

Franca dhe Islanda takohen nesër në çerekfinale të Euro 2016, duke filluar nga ora 21:00.

“Kemi punuar në shumë gjera, ama e dimë se Islanda nuk ka arritur deri këtu rastësisht,” tha Deschamps gjatë konferencës për media para lojës.

“Islanda ka një numër të atributeve tjera në lojën e saj. Islanda dimë ta mbajë topin mirë. Kanë lojtarë me fuqi atletike si dhe lojtarë si Johann Gudmundsson, Birkir Bjarnason dhe Gylfi Sirgudsson, të cilët janë shumë të talentuar teknikisht,” tha ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...