Sekretarja shtetërore Blazheska në vizitë Berlinit

PUBLIKUAR

Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane Ana Blazhevska, ka realizuar më tepër takime me përfaqësuese të ministrisë së jashtme gjermane, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takimin me Ernst Reichel, i dërguar i posaçëm gjerman për Evropën Lindore, Maqedoninë dhe Turqinë dhe Peter Spasek, zëvendësdrejtorin e Drejtorisë për BE në MPJ gjermane është biseduar për më tepër sfera të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve dhe hapat të cilat duhet ti ndërmerr Maqedonia me qëllim të daljes sa më të shpejtë nga kriza politike

„Ndihmojini vetes, që t’ju ndihmojmë në rrugën drejtë BE“ ka qenë porosia qendrore nga Berlini. Nga Maqedonia pritet ecje e shpejtë në dy prioritetet kyçe: reforma zgjedhore dhe zbatimi i reformave në pjesën e mediave ku sipas Berlinit duhet të ketë lëvizje para në afat sa më të shpejtë të mundur.
Në takimet në MPJ gjermane nga pala maqedonase është propozuar të shqyrtohen mundësi konkrete për ndihmë plotësuese eksperte gjermane në sferat tjera të integrimeve evropiane që nuk janë në listën e prioriteteve./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...