Bahtiri qytetarëve: Mos dilni në protestë kundër shtatores së Car Llazarit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, apelon te qytetarët e Mitrovicës që të mos marrin pjesë në një protestë të paralajmëruar – përmes rrjeteve sociale – për të dielën.

protesta3korrik

“Kam kontaktuar me shefat e grupeve parlamentare të partive politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, kur të gjithë më janë bashkuar në thirrjen time për të mos marrë pjesë në këtë protestë, e cila mund ta destabilizoj qytetin. Kësaj thirrje nuk i është përgjigjur shefi i grupit parlamentar të PDK-së, i cili nuk e ka hapur telefonin”, thotë Bahtiri për veriu.info.

I pari i Mitrovicës shpreh bindjen se këto, të ashtuquajtura protesta, që po thirren përmes rrjeteve sociale, paraqesin rrezik dhe krijojnë konfuzion tek qytetarët e Mitrovicës.

“Thirrjet e protestave, pa ditur se nga kush po bëhen, mund të kenë prapavija të dyshimta. Unë jam kundër shumë gjërave që po ndodhin në veri, por kundërshtimi i tyre duhet të bëhet në tavolinë, për momentin”, theksoi Bahtiri.

Ndryshe, për të dielën në Mitrovicë është paralajmëruar një protestë kundër ngritjes të shtatores së Car Lazarit dhe ndërtimit të lagjes serbe në Mitrovicën e veriut.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...