Vujiçiq thotë se AAK nuk është kundër demarkacionit me Malin e Zi

PUBLIKUAR

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, ka thënë se ka biseduar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili – siç thotë ai – nuk është kundër Demarkacionit me Malin e Zi “por është i interesuar për gjetjen e një zgjidhjeje”.

Vujiçiq po ashtu komentoi edhe veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e quajti “jo shumë të menduar”.

Përfaqësuesi i komunitetit malazez në Kosovë tha se për dallim nga VV që është kundër Demarkacionit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për AAK-në.

“Ramush Haradinaj nuk është kundër Demarkacionit, ai është për gjetjen e modaliteteve dhe një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja vendet [Malin e Zi dhe Kosovës]”, deklaroi Vujiçiq në Info Magazine të Klan Kosovës.

Haradinaj më parë ka dalë hapur kundër Demarkacionit me Malin e Zi, madje ka organizuar disa protesta për këtë çështje, të cilën e ka kundërshtuar ashpër.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...