Publikohen emrat e dy prej kamikazëve të sulmit në Stamboll

PUBLIKUAR

Dy nga tre emrat e kamikazëve, të cilët hodhën veten në erë në aeroportin kryesor të Stambollit para disa ditëve, janë bërë publik.

Mediat turke, të cilat citojnë burime nga prokuroria, shkruajnë se kamikazët janë identifikuar si Rakin Bulgarov dhe Vadim Osmanov, përcjell Gazeta Express.

Por, prokuroria nuk ka dhënë asnjë informacion mbi kombësinë e tyre. Ndërkohë, dje zyrtarët e Turqisë thanë se tre kamikazët ishin shtetas nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgistani. Deri më tani forcat turke të kundër terrorizmit kanë arrestuar 24 persona, ndërsa nga sulmi i 28 qershorit kanë humbur jetën 44 persona dhe mbi 263 janë plagosur./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...