Tre të arrestuar për vjedhje të rëndë

PUBLIKUAR

Gjatë orëve të natës të datës 12-13 janar, në rrugën “Nesim Krasniqi” pati ndodhur një ‘vjedhje e rëndë’ në një shtëpi banimi ku të dyshuar të panjohur, duke tejkaluar pengesa kishin hyrë në shtëpi, me ç’rast kishin demoluar në tërësi dhomat dhe kishin arritur të vjedhin stoli të arta në vlerë rreth 5000 euro. Pas një pune hetimore gjashtëmujore janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar të cilët janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, njofton Policia Kosovës.

“Gjatë intervistës është bërë e ditur mënyra e kryerjes së veprës penale me të cilën ngarkohen dy të dyshuar ndërsa ndaj të tretit është ushtruar kallëzim penal në prokurori për blerje të sendeve të vjedhura.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit me mbiemër Krasniqi janë ndalur nën masën e arrestit policor ndërsa i treti do të procedohet në gjendje të lirë”, thuhet në njoftim nga PK.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...