Skenderaj, arrestohet 46 vjeçari për armëmbajtje pa leje

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në rajonin e Skenderajt mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative, kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar për ‘armëmbajtje pa leje’.

“Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit K. F. 46 vjeçar, është realizuar në orët e paradites së sotme në Skenderaj , gjatë kontrollit tek i dyshuari është konfiskuar një armë, pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse.

Ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë penale për ‘mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftimin për media.

Të dyshuarit pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...