Turqia i dhuron shtëpi në det, familjes së pilotit të vrarë rus

PUBLIKUAR

Zyrtarët e zonës turistike Kemer, i kanë ofruar si dhuratë një shtëpi familjes së pilotit të vrarë rus Oleg Peshkov, i cili kishte humbur jetën në momentin që aeroplani i tij luftarak u rrëzua pranë kufirit turko-sirian gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

Konsulli i Përgjithshëm i Rusisë në Antalia, Aleksandar Tolstopiatenko, e ka konfirmuar këtë lajm për agjencinë e lajmeve Tass, transmeton Telegrafi.

“Është e vërtetë që kam pritur një delegacion të kryesuar nga kryetari i komunës së Kemer, i cili na ofroi një shtëpi si dhuratë për familjen e pilotit të vdekur rus”, ka shtuar Tolstopiatenko, duke shtuar se deri më tani nuk është marrë kurrfarë vendimi lidhur me këtë çështje.

Kohë më parë, sekretari i presidentit turk, Ibrahim Kalin, ka deklaruar se vendi i tij është duke shqyrtuar mundësinë e dhurimit të një shumë të konsiderueshme të hollash familjes së pilotit të ndjerë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...