Zyrtare: Angel Di Maria lojtar i Manchester United

PUBLIKUAR

1

Manchester United pak minuta më parë ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e Angel Di Maria nga Real Madridi.

Argjentinasi 26-vjeçar fluturoi në Spanjë qysh mbrëmë dhe sot kaloi testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë afatgjate me skuadrën e trajnerit Louis van Gaal.

Manchester United besohet se ka paguar 75 milionë euro për ta transferuar atë nga Real Madridi. Kjo i bie që marrëveshja do të thyejë rekordin e mëhershëm të transferimit britanik, kur Chelsea pagoi 50 milionë funte (63 milionë euro), për të transferuar Fernando Torres nga Liverpooli në vitin 2011.

Di Maria do të mbajë fanellën me numër shtatë, e cila më herët është veshur nga legjendat si David Beckham, Eric Cantona, Cristiano Ronaldo, George Best dhe Bryan Robson. /Telegrafi/

2

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...