Thaçi merr mbështetjeje për formimin e FAK-ut nga komandanti i Forcave Supreme të NATO-s për Evropë

PUBLIKUAR

Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim komandantin e ri të Forcave Supreme të NATO-s për Evropë, gjeneralin Curtis Scaparrotti, i cili ishte i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta.

Përveç rolit të KFOR-it në Kosovë, presidenti Thaçi me gjeneralin Scaparrotti bisedoi edhe për punën që është duke u bërë për transformimin e FSK-së në një forcë të re multietnike, si dhe për synimet që ka Kosova – që të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, si një parakusht për anëtarësim të saj të plotë në NATO.

“Ne jemi duke punuar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Janë shënuar disa përparime, por mbetet për t’u bërë më shumë. Gjithashtu, tani jemi të angazhuar edhe në transformimin e FSK-së në një forcë të re multietnike dhe që shteti ynë sa më shpejtë të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, si një parakusht për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-s”, tha presidenti Thaçi.

Thaçi shtoi se edhe Kosova njëjtë sikurse shumë shtete të botës është ballafaquar me shkuarjen e të rinjve në luftërat në Irak dhe Siri, por se me hartimin e ligjeve dhe mekanizmave për të parandaluar shkuarjen e tyre, në 10 muajt e fundit asnjë kosovar nuk ka shkuar më që të bëhet pjesë e këtyre luftërave.

Nga ana tjetër, gjenerali Curtis Scaparrotti e siguroi presidentin Thaçi se stabiliteti i Kosovës dhe pjesës tjetër të Ballkanit mbetet prioritet i lartë i NATO-s.

“Jemi këtu në Kosovë që t’ju mbështesim për atë që keni bërë deri më tani si institucione të Kosovës. Ky është gjithashtu qëndrim NATO-s dhe i ministrave të brendshëm e të jashtëm. I mbështesim përpjekjet tuaja për normalizim të marrëdhënieve me Serbisë, për zhvillim ekonomik dhe do ta vazhdojmë edhe mbështetjen për FSK-në”, tha gjenerali Scaparrotti.

Presidenti Hashim Thaçi, i rikonfirmoi gjeneralit Curtis Scaparrotti se KFOR-i gëzon një respekt, besim dhe mbështetje nga të gjithë në Kosovë, pa dallim etnie apo përkatësie fetare.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...