Manchester City ka kompletuar transferimin e sulmuesit Nolito nga Celta Vigo në marrëveshje me vlerë prej 16 milionë euro.
29-vjeçari do të bartë fanellën me numrin 9.
Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare duke u bërë përforcimi i dytë i menaxherit të ri Pep Guardiola, pas mesfushorit Ilkay Gundogan, përcjell “Lajmi.net”.
Nolito kërkohej nga Barcelona në 12 muajt e fundit. Por, ai ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Premierligë.



