U takua me ambasadorin Donald Lu, ja çfarë thotë Astrit Patozi

PUBLIKUAR

Ambasadori amerikan, Donald Lu, pasi u ka bërë thirrje vazhdimisht deputetëve të Kuvendit që të votojnë në mënyrë individuale Reformën në Drejtësi, ka nisur takimet me disa prej tyre.

Nga të djathtët pas kreut të partisë Lu ka zgjedhur të takojë ish kreun e grupit parlamentar, deputetin Astrit Patozi. I kontaktuar nga “Panorama”, Patozi ka konfirmuar takimin dhe temën e bisedës që ishte Reforma në Drejtësi, por nuk ka preferuar që të bëje komente të tjera. Takimi me ish-kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së duket se nuk do të jetë i vetmi deri në ditën e votimit të Reformës në Drejtësi në Parlament, më 21 korrik. Patozi ka qenë një nga zërat më të fortë të opozitës edhe në mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së lidhur me Reformën në Drejtësi.

Madje, edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, të zhvilluar më 11 maj në selinë blu me praninë e ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, deputeti demokrat kërkoi që reforma të kalojë, por ajo të shoqërohet edhe nga ndryshime që lidhen me sistemin zgjedhor. “Unë mendoj se nuk mund të pretendojmë për drejtësi, në një kohë kur nuk ka drejtësi të votës dhe zhvillim të zgjedhjeve të lira. Reforma Zgjedhore, në gjykimin tim, është akoma më e rëndësishme se Reforma në Drejtësi, pasi ka në thelb elementin më të rëndësishëm në demokraci: vendimmarrjen e lirë. Ne kërkojmë rithemelimin e Republikës. Kërkojmë një Republikë të re. Ne jemi për një reformë të thellë sociale e politike. Kjo, e veçuar nga gjërat e tjera, nuk do të japë rezultat”, deklaroi Patozi gjatë asaj mbledhjeje.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...